Art&Argëtim

"Shumë krenar për ty"/ 16 vite esëll, Eminem fiton luftën ndaj alkoolit dhe varësive

Në të kaluarën, ai ka folur hapur për luftën e tij, duke përmendur se për pak sa nuk kishte vdekur nga një mbidozë në vitin 2007.

22 Prill 2024, 11:46 Nga S.B
"Shumë krenar për ty"/ 16 vite esëll, Eminem fiton
Eminem

SHBA- Reperi i njohur Eminem feston 16 vitet e “maturisë”. Reperi në të kaluarën ka pasur probleme të vazhdueshme me varësinë ndaj alkoolit, por tani bëri të ditur se është prej vitesh esëll.

Në të kaluarën, ai ka folur hapur për luftën e tij, duke përmendur se për pak sa nuk kishte vdekur nga një mbidozë në vitin 2007. Varësitë kryesore të reperit, përveç alkoolit, ishin edhe pilulat e gjumit, si dhe Vicodin, dhe sipas tij, ka pasur një periudhë që merrte më shumë se 20 pilula në ditë.

Nga 20 prilli 2008 e deri më sot, Eminem është esëll. Këtë e ka treguar me postimin e tij të ri në rrjetet sociale. Në veçanti, ai ka publikuar një foto, në të cilën duket se mban diçka si monedhë në dorë, me pikë referimi të Alkoolistëve Anonim. Ai thotë "16" mbi të.

Sigurisht që në komente publiku i tij ka nxituar të shprehë mbështetjen për reperin. I pari që komentoi ishte vëllai i tij Nathan, i cili shkroi: "Influenca dhe këshilltari më i madh", ndërsa menaxheri i tij shtoi: "Gëzuar 16. Shumë krenar për ty".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

eminem alkool

Sondazh

Poll