Art&Argëtim

FOTO+VIDEO/ Nga ribashkimi i Spice Girls tek gjestet e dashurisë, Victoria Beckham feston 50-vjetorin

David Beckham ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram një video ku shfaqen vajzat e ribashkuara duke kërcyer.

22 Prill 2024, 11:21 Nga S.B
FOTO+VIDEO/ Nga ribashkimi i Spice Girls tek gjestet e dashurisë, Victoria
pamje nga ditëlindja

LONDËR- Victoria Beckham festoi ditëlindjen e saj të 50-të dhe organizoi një festë mbresëlënëse me të dashurit e saj duke përfshirë miq dhe familjarë. Ashtu siç pritej, të pranishëm ishin edhe grupi Spice Girls, pasi anëtaret e grupit edhe sot e kësaj dite ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

David Beckham ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram një video ku shfaqen vajzat e ribashkuara duke kërcyer. Fotot dhe videot nga festa po bëjnë xhiron e rrjetit, ku shumë fytyra të njohura, përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, ishin aty për të uruar stilisten e njohur.

FOTO+VIDEO/ Nga ribashkimi i Spice Girls tek gjestet e dashurisë, Victoria
David dhe Victoria

Teksa po largohej nga vendi ku u argëtuan dhe teksa po shkonte drejt makinës së tyre, David Beckham dëshmoi edhe një herë dashurinë që ka për gruan e tij. Ish-futbollisti e ngriti Victorian në shpinë për ta çuar në makinë duke shmangur përdorimin e patericave pas aksidentit të saj në këmbë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Just Jared (@justjared)

david beckham victoria beckham

Sondazh

Poll