Art&Argëtim

Scott Disick e tepron me përdorimin e Ozempic, kërkon ndihmë për të arritur një peshë të shëndetshme

Ylli i realitetit televiziv, ngjalli shqetësim kur u fotografua duke u dukur shumë i dobët muajin e kaluar.

20 Prill 2024, 14:04 Nga S.B
Scott Disick e tepron me përdorimin e Ozempic, kërkon ndihmë
Scott Disick

SHBA- Scott Disick më në fund ka vendosur të kërkojë ndihmë pas përdorimit të Ozempic, pasi tronditi fansat me humbjen dramatike në peshë. Ylli i realitetit televiziv, ngjalli shqetësim kur u fotografua duke u dukur shumë i dobët muajin e kaluar.

Fansat u shqetësuan dhe aluduan se dobësimi i tij ishte rezultat i një sëmundjeje të pazbuluar ose përdorimit të drogës, por burimet i thanë DailyMail.com se ai po përdorte Ozempic në një përpjekje për të hequr qafe kilogramët e tepërt.

Tani, Scott thuhet se i është drejtuar një nutricionisti për ta ndihmuar në trajtimin e peshës së tij të luhatshme. Ozempic është popullarizuar nga një sërë personazhesh të famshëm, duke përfshirë Sharon Osbourne dhe Oprah Winfrey, të cilët kanë humbur kilogramët duke përdorur ilaçin e mrekullueshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, Ozempic është i disponueshëm si ilaç vetëm me recetë, por kostoja në Amerikë është astronomike dhe mund të jetë deri në 1700 dollarë në muaj.

scott disick ozempic

Sondazh

Poll