Politike

Berisha i kthehet Dumanit: Çfarëdo dekorate që mund të të japin nga vendet e botës, ti në Shqipëri ke medaljen e krimit

Berisha tha se, çfarë do medalje që mund të marrë Dumani nëpër botë, në Shqipëri ai ka medaljen e krimit.

20 Prill 2024, 20:48 Nga I.A
Berisha i kthehet Dumanit: Çfarëdo dekorate që mund të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani duke e quajtur atw njw vegwl tw kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se, çfarë do medalje që mund të marrë Dumani nëpër botë, në Shqipëri ai ka medaljen e krimit.

"Dhe unë i them këtij zotërie, që shtron këtë pyetje: Altin Dumani është bërë mburojë kryesore e veprave më të mëdha kriminale, vjedhjeve më të mëdha të shekullit të kësaj bande kriminale. Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel. Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve. Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016? Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një. Ndaj dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun. Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat. Të vërtetat janë motoja jonë. Do marrim fatin tonë në duart tona. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët. Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll