Aktualitet

Kryen parakalime të gabuara, gjobiten tre drejtues në Elbasan

Përmes një njoftimi policia bën me dije se tre drejtues janë gjobitur me shumat 10 000 lekë pasi kryen parakalime të gabuara në akse të ndryshme në Elbasan.

21 Prill 2024, 18:07 Nga N.F
Kryen parakalime të gabuara, gjobiten tre drejtues në Elbasan
Foto ilustruese

ELBASAN-Tre raste të shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor janë ndëshkuar nga policia e Elbasanit ditën e sotme. Përmes një njoftimi policia bën me dije se tre drejtues janë gjobitur me shumat 10 000 lekë pasi kryen parakalime të gabuara në akse të ndryshme në Elbasan.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të shpejtë të indicieve për 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të këtyre automjeteve.

Konkretisht, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga 3 drejtuesit e automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore "Librazhd-Perrenjas", "Librazhd-Elbasan" dhe "Papër-Elbasan".

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

elbasan parakalim

Sondazh

Poll