21 Prill 2024, 17:44
Nga E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Një vajzë u lind nga barku i një palestineze të vrarë së bashku me burrin dhe vajzën e saj nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku 19 njerëz vdiqën gjatë natës në sulmet e intensifikuara, raportuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Foshnja, me peshë 1.4 kg dhe e lindur në një prerje urgjente cezariane, ishte e qëndrueshme dhe po përmirësohej gradualisht, tha Mohammed Salama, një mjek që kujdeset për të.
Nëna e saj, Sabreen Al-Sakani, kishte qenë 30 javë shtatzënë. Gjithahtu foshnja u vendos në një inkubator në një spital në Rafah së bashku me një foshnjë tjetër, me fjalët "Fëmija e dëshmorit Sabreen Al-Sakani" të shkruara në shirit në kraharorin e saj.
"Vajza e vogël e Sakanit, Malak, e cila u vra në sulm, kishte dashur ta emëronte motrën e saj të re Rouh, që do të thotë shpirt në arabisht, tha xhaxhai i saj Rami Al-Sheikh. Vajza e vogël Malak ishte e lumtur që motra e saj po vinte në jetë ”, tha ai.
mjeku tha gjithashtu se foshnja do të qëndronte në spital për tre deri në katër javë.
"Pas kësaj do të shohim largimin e saj, dhe ku do të shkojë ky fëmijë, te familja, te tezja apo xhaxhai apo gjyshërit. Këtu është tragjedia më e madhe. Edhe nëse kjo fëmijë shpëton, ajo ka lindur jetim", tha ai.
13 fëmijët u vranë në një sulm në shtëpinë e dytë, që i përkiste familjes Abdel Aal, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë. Në atë sulm u vranë edhe dy gra.
lufta në gaza
Bota
21 Prill 2024, 17:30
N.F
Oliver Guerrot
KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerrot, ka vizituar qendrat e votimeve në veri ku po zhvillohet ref...
Bota
21 Prill 2024, 17:29
E. D
foto ilustruese
HAMASI- Hamasi ka dënuar miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për një ...
Bota
21 Prill 2024, 17:15
E. D
foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 36 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik. Operacioni i krye në kat&...
Bota
21 Prill 2024, 17:08
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës së ardhshme Irakun, për herë të p...
Bota
21 Prill 2024, 17:09
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën miratimin dje të paketave të ndihmë...
Bota
21 Prill 2024, 17:06
N.F
Pendarovski
MAQEDONI- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social-Dem...
Bota
21 Prill 2024, 16:56
N.F
Giovanni Pietro Barbano
KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka b&...
Bota
21 Prill 2024, 16:51
E. D
foto ilustruese
RUSIA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë qytetin e Kharkivit në v...
Bota
21 Prill 2024, 16:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zyrtari i KKZ-së në Leposaviç, Selim Mehmeti ka bërë me dije se deri në orën 15:00 n...
Bota
21 Prill 2024, 16:46
E. D
foto ilustruese
HOLANDË- Një pacient i infektuar me COVID-19 me sistem të dobësuar imunitar, ishte intubuar pasi i kaloi 613 ditë ...