Bota

Shkarkimi i kryetarëve në veri, Shefi i EULEX-it: Po monitorojmë situatën e sigurisë me policinë dhe KFOR-in rreth pikave të votimit

Në katër komunat në veri po votohet referendumi për shkarkimin apo jo të kryetarëve ndërsa pjesamarrja ka qene shumë e ulët. Sipas raportimeve të fundit të KQZ-së pjesëmarrja më e lartë është në Leposaviç me 122 votues dhe me asnjë pjesëmarrës Zubin Patoku.

21 Prill 2024, 16:56 Nga N.F
Shkarkimi i kryetarëve në veri, Shefi i EULEX-it: Po monitorojmë
Giovanni Pietro Barbano

KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in janë duke monitoruar situatën rreth pikave të votimit në katër komunat në veri.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X.

Në katër komunat në veri po votohet referendumi për shkarkimin apo jo të kryetarëve ndërsa pjesamarrja ka qene shumë e ulët. Sipas raportimeve të fundit të KQZ-së pjesëmarrja më e lartë është në Leposaviç me 122 votues dhe me asnjë pjesëmarrës Zubin Patoku. Mediat në Kosovë kanë raportuar se serbët në veri kanë bojkotuar votimin ashtu siç ndodhi për zgjedhjet e kryetarëve pak muaj më parë.

veri kosove shkarkimi i kryetareve giovanni pietro barbano

Sondazh

Poll