Bota

Shkarkimi i kryetarëve, pjesëmarrja në votim në Veri akoma e ulët deri në orën 15:00, në Zveçan ende asnjë votues

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në katër komunat në Veri për largimin ose jo të kryetarëve aktualë në Veri. Pas Mehmetit zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi doli në një konferencë për media ka bërë të ditur të dhënat mbi daljen e qytetarëve në votimin që po mbahet sot në katër komunat veriore të Kosovës.

21 Prill 2024, 16:45 Nga N.F
Shkarkimi i kryetarëve, pjesëmarrja në votim në Veri akoma e
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtari i KKZ-së në Leposaviç, Selim Mehmeti ka bërë me dije se deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 122 persona.

“Deri në orën 15:00 në Leposaviç kanë votuar 122 votues”, tha ai për mediat në Kosovë.


Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në katër komunat në Veri për largimin ose jo të kryetarëve aktualë në Veri. Pas Mehmetit zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi doli në një konferencë për media ka bërë të ditur të dhënat mbi daljen e qytetarëve në votimin që po mbahet sot në katër komunat veriore të Kosovës.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha ai.


Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:

Leposaviç: 122


Zubin Potok: 17

Zveçan: 0

Mitrovicë e Veriut: 64

Gjatë fjalës së tij Elezi ftoi qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

kosove votim shkarkim i krytetareve ne veri

Sondazh

Poll