Bota

Shkarkimi i kryetarëve në veri, Guerrot viziton disa qendra votimi: Nuk mund të komentoj atë që kam parë, do të komunikohet në fund të ditës

Guerrot gjatë fjalës së tij para mediave në Kosovë u shpreh se ka shkuar të shohë nga afër se çfarë po ndodh në qendrat e votimit. Ai më tej shtoi se nuk mund të komentojë në lidhje me procesin por se do të dalin me një komunikim në fund të ditës.

21 Prill 2024, 17:30 Nga N.F
Shkarkimi i kryetarëve në veri, Guerrot viziton disa qendra votimi:
Oliver Guerrot

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerrot, ka vizituar qendrat e votimeve në veri ku po zhvillohet referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë. Guerrot gjatë fjalës së tij para mediave në Kosovë u shpreh se ka shkuar të shohë nga afër se çfarë po ndodh në qendrat e votimit. Ai më tej shtoi se nuk mund të komentojë në lidhje me procesin por se do të dalin me një komunikim në fund të ditës.

"Unë nuk jam në gjendje të komentoj ngjarjet. Unë jam këtu në kuadër të aksionit të përbashkët të ambasadave të BE-së dhe Turqisë, të cilat u organizuan për të ardhur dhe për të vizituar qendrat e votimit. Kam vizituar disa në Mitrovicën e Veriut dhe do të vizitoj edhe disa në Zveçan”, tha ai.

"Unë nuk jam në gjendje të komentoj atë që kam parë, do të komunikohet kolektivisht në fund të ditës. Është e rëndësishme që ne të marrim një mendim se si janë gjërat. Por sot, pasi është dita e votimit, nuk jam në gjendje të komentoj përmbajtjen”, tha ambasadori.

oliver guerrot kosove veri shkarkimi i kryetareve

Sondazh

Poll