Sport

VIDEO / Bayern Munich, godet me “një shuplakë” Unionin!

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-5 dhe pas kësaj jave Union Berlin renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Bayern Munich në vend të dytë me 66 pikë.

20 Prill 2024, 20:44 Nga DOSJA

VIDEO / Bayern Munich, godet me “një shuplakë” Unionin!

GJERMANI - Bayern Munich “shkatërron” me pesë gola skuadrën e Union Berlin në “An der Alten Forsterei” në takimin e javës së 30-të të Bundesliga. Bavarezët diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa zhbllokuan ndeshjen me golin e Goretzka-s në minutën e 29’, ndërsa në minutën e 45+1’ Kane shënoi nga goditja e dënimit.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 53’ Muller shënoi golin e tretë për Bayern me një super kthesë.

Në minutën e 62’ Tel realizoi golin e katërt për ekipin e Tuchel, teksa Muller realizoi golin e fundit për bavarezët në minutën e 66’. Ndërsa në minutën e 90+1′ Vertessen shënoi golin e vetëm për skuadrën e Union Berlin.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-5 dhe pas kësaj jave Union Berlin renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Bayern Munich në vend të dytë me 66 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll