Sport

VIDEO / Daku dhuron spektakël në Rusi, shihni çfarë ka bërë këtë herë!

Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.

20 Prill 2024, 18:07 Nga DOSJA
VIDEO / Daku dhuron spektakël në Rusi, shihni çfarë ka

RUSI - Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë të Rubin Kazan ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në minutën e 21-të, Daku u nis në një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve, ndërsa radhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi nga 26-vjeçari.

Në fund, topin në rrjetë e shtyu shoku i skuadrës, Vada, por merita kryesore ishte e Dakut që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë. Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll