Art&Argëtim

11 buqeta me lule në nder të albumit të 11-të/ Zbulohen dhuratat që mori Taylor Swift nga Travis Kelce

Të premten, artistja fituese e çmimit Grammy publikoi albumin e saj të 11-të në studio, The Tortured Poets Department.

20 Prill 2024, 13:50 Nga S.B
11 buqeta me lule në nder të albumit të 11-të/ Zbulohen
Travis dhe Taylor

SHBA- Travis Kelce e ka mbushur të dashurën e tij Taylor Swift me dhurata në vlerë prej 27,000 dollarësh nga bizhuteritë e De Beers tek një sërë lulesh për të festuar albumin e ri të superyllit të popit. Të premten, artistja fituese e çmimit Grammy publikoi albumin e saj të 11-të në studio, The Tortured Poets Department.

Një person i afërt i Travis Kelce tha për The U.S Sun se lojtari i Kansas City Chiefs e dinte se sa i rëndësishëm ishte publikimi i albumit të ri të Taylor Swift për të dhe karrierën e saj meteorike. Futbollisti bëri shumë më tepër për ta bërë ditën e veçantë të të dashurës së tij të paharrueshme.

11 buqeta me lule në nder të albumit të 11-të/ Zbulohen
dhurata e Taylor

The US Sun ka mësuar ekskluzivisht se Kelce shpenzoi 27,000 dollarë për dhurata. Gama e dhuratave përfshinte një byzylyk rreth prej ari rozë 18k dhe vathë rrathë nga argjendari De Beers, me çmim të veçantë 5,600 dollarë dhe 4,800 dollarë.

11 buqeta me lule në nder të albumit të 11-të/ Zbulohen
dhurata e Taylor

Kelce gjithashtu bleu një fustan të zi Chanel prej 9,100 dollarësh prej lëkure për Swift. Dhe, si përfundim, Kelce organizoi që të dorëzoheshin 11 buqeta me lule në shtëpinë e Swift gjatë gjithë ditës për të shënuar publikimin e albumit të saj të 11-të.

11 buqeta me lule në nder të albumit të 11-të/ Zbulohen
dhurata e Taylor

Gjithsej 7,500 dollarë, e cila përbëhej nga disa buqeta me të preferuarat e Swift-it, duke përfshirë orkide, hydrangea dhe trëndafila të bardhë.

taylor swift travis kelce

Sondazh

Poll