Sport

Lazio në ndjekje të Romës, mund Genoan dhe afrot në 3 pikë diferencë!

Skuadra e kroatit Tudorit momentalisht -3 pas Romës së vendit të pestë, që tashmë kualifikohet në Champions League, ndërsa Genoa e Gilardinos mbetet në kuotën e 39 pikëve.

19 Prill 2024, 20:58 Nga DOSJA
Lazio në ndjekje të Romës, mund Genoan dhe afrot në 3

ITALI - Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol të futbollistit më të diskutuar të momentit, Luis Alberto.

Spanjolli përfitoi nga asistimi i Kamadas në minutën e 68-të dhe mposhti Martinezin. Skuadra e kroatit Tudorit momentalisht -3 pas Romës së vendit të pestë, që tashmë kualifikohet në Champions League, ndërsa Genoa e Gilardinos mbetet në kuotën e 39 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll