Sport

Skuadra e Brojës dënohet me heqje pikësh, bie nga kategoria!

Heqja e kaq shumë pikëve e zbret automatikisht skuadrën verdhezi në vendin e fundit në renditjen e Eredivisie me -1 pikë, që do të thotë se aritmetikisht kanë rënë në kategorinë e dytë.

19 Prill 2024, 20:48 Nga DOSJA
Skuadra e Brojës dënohet me heqje pikësh, bie nga kategoria!

HOLANDE - Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se klubi nga Arnhemi ka marrë një dënim të rëndë prej -18 pikësh për shkak se nuk ka respektuar rregullat.

Heqja e kaq shumë pikëve e zbret automatikisht skuadrën verdhezi në vendin e fundit në renditjen e Eredivisie me -1 pikë, që do të thotë se aritmetikisht kanë rënë në kategorinë e dytë.

Njoftimi zyrtar për shtyp nga KNVB

“Komiteti i pavarur i licencimit i KNVB vendosi dënimin e Vitesses me heqjen e 18 pikëve. Klubi i Arnhemit e merr këtë dënim për shkak të mospërmbushjes së përsëritur të kërkesave të rregulloreve të licencimit, për një periudhë më të gjatë kohore. Masa e sanksionit është bazuar në ashpërsinë dhe shkallën e jashtëzakonshme të shkeljeve të sistemit të licencimit…”

Kujtojmë që në të shkuarën e afërt për skuadrën e Vitesses kanë lojtarë dy futbollistë shqiptarë më emër, Milot Rashica dhe Armando Broja.

Gjatë sezonit 2020-2021, sulmuesi kuqezi, aktualisht pjesë e Fulhamit, shënoi 20 gola me fanellën e Vitesses, i huazuar nga Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Prill 2024, 14:00

Zidane, një hap larg Bayernit…

GJERMANI - Zinedine Zidane është një hap larg që të bëhet trajner i Bayern Munichut  nga sezoni i ardhshëm. ...