Bota

Tre rusë vendosën rekord botëror, hidhen me parashutë nga stratosfera në Polin e Veriut

Mikhail Korniyenko, Alexander Lynnik dhe Denis Yefremov u hodhën nga një aeroplan Ilyushin-76 në një lartësi prej 10,500 metrash dhe qëndruan rreth dy minuta e gjysmë në rënie të lirë përpara se të hapnin parashutat e tyre.

19 Prill 2024, 21:52 Nga E. D
Tre rusë vendosën rekord botëror, hidhen me parashutë nga
foto ilustruese

RUSI- Tre rusë vendosën një rekord botëror javën e kaluar duke u hedhur me parashutë nga stratosfera e Tokës në Polin e Veriut. Mikhail Korniyenko, Alexander Lynnik dhe Denis Yefremov u hodhën nga një aeroplan Ilyushin-76 në një lartësi prej 10,500 metrash dhe qëndruan rreth dy minuta e gjysmë në rënie të lirë përpara se të hapnin parashutat e tyre.

Zbritja në tokë është kapur në këtë video spektakolare. Pavarësisht se mbanin maska ​​të ngrohta të tre patën probleme me lëkurën e fytyrës për shkak edhe të temperaturave shumë të ulëta.

Testimet e ndryshme në në Arktik pritet të marrin një rëndësi më të madhe pasi disa vende duke përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën konkurrojnë atje për burime, rrugë tregtare dhe avantazhe ushtarake.

Sondazh

Poll