Bota

Melania Trump: SHBA duhet të jetë e bashkuar, ne duhet të ushqejmë farat e lirisë

Melania Trump do të kryesojë një ngjarje në Mar-a-Lago këtë fundjavë, të organizuar nga Republikanët Log Cabin, organizata më e madhe republikane në SHBA që merret me të drejtat e anëtarëve konservatorë të komunitetit LGBT

19 Prill 2024, 20:12 Nga E. D
Melania Trump: SHBA duhet të jetë e bashkuar, ne duhet të
Melania Trump

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të bashkuara, duke shtuar se barazia duhet të jetë përvoja e përditshme e amerikanëve. 

“Ne duhet të bashkohemi në përpjekjet tona për të krijuar një shoqëri ku barazia është përvoja e përditshme e çdo amerikani”, tha Melania Trump për Fox News.

Melania gjithashtu shtoi se amerikanët duhet së bashku të ushqejnë dhe ruajnë farat e lirisë. 

“Kur është e suksesshme, Amerika lulëzon në një vend të lavdishëm ku të gjithë mund të praktikojnë besimet e tyre, të ndajnë ide të reja dhe të shprehin individualizmin”, tha gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Melania Trump do të kryesojë një ngjarje në Mar-a-Lago këtë fundjavë, të organizuar nga Republikanët Log Cabin, organizata më e madhe republikane në SHBA që merret me të drejtat e anëtarëve konservatorë të komunitetit LGBT. 

Veprimtaria do të fokusohet në "Rruga drejt Fitores" e grupit, një program për pjesëmarrjen në votime të planifikuara për votuesit homoseksualë në shtetet swing.

melania trump

Sondazh

Poll