Bota

Treni në Japoni niset me 17 minuta vonesë, një gjarpër ndodhej në njërin nga vagonat

Arsyeja e vonsës së trenit ishte se stafi gjeti një gjarpër 40 centimetrash duke “rrëshqitur” në dysheme në njërën nga karrocat, transmeton. 

19 Prill 2024, 21:07 Nga E. D
Treni në Japoni niset me 17 minuta vonesë, një gjarpër
foto ilustruese

JAPONI- Një nga trenat e famshëm të përpiktë të Japonisë me shpejtësi të lartë pësoi një vonesë të rrallë 17 minutash. Kompania Qendrore Hekurudhore njofton se përbërja ka arritur në Tokio nga Nagoya dhe se nisja për në Osaka është pezulluar përkohësisht. Arsyeja e vonsës së trenit ishte se stafi gjeti një gjarpër 40 centimetrash duke “rrëshqitur” në dysheme në njërën nga karrocat, transmeton. 

Më shumë se 600 pasagjerë duhej të transferoheshin në një tren tjetër pasi Shinkansen u shkëput nga rrjeti dhe gjarpri u kap më vonë. Autoritetet po hetojnë se si ajo përfundoi në tren, shkruajnë mediat e huaja. 

“Është e vështirë të imagjinohet që një gjarpër do të hynte në një vagon treni në një nga stacionet. Ne kemi rregulla që ndalojnë futjen e kafshëve të egra. Pavarësisht kësaj, ne nuk kontrollojmë bagazhin e udhëtarëve”, thuhej në një deklaratë. 

japoni tren

Sondazh

Poll