Bota

Gjyqi ndaj Donald Trump, një person i vë flakën vetes jashtë gjykatës në New York

Një dëshmitar në vendngjarje tha se ai fillimisht hodhi fletushka në ajër dhe më pas i vuri flakën vetes. Sipas mediave të huaja, i riu është transportuar me barelë ndërsa raportohet se ka pësuar djegie të rënda.

19 Prill 2024, 20:22 Nga E. D
Gjyqi ndaj Donald Trump, një person i vë flakën vetes jashtë
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një burrë i ka vënë flakën vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi për Donald Trump për paratë e heshtura. Burri ndodhej në zonën e caktuar të protestës jashtë gjykatës. Një dëshmitar në vendngjarje tha se ai fillimisht hodhi fletushka në ajër dhe më pas i vuri flakën vetes. Sipas mediave të huaja, i riu është transportuar me barelë ndërsa raportohet se ka pësuar djegie të rënda.

Gjithashu Departamenti i policisë së Nju Jorkut është ende në vendngjarje dhe motivi është i paqartë. Zhvillimi tronditës erdhi menjëherë pasi përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin, duke i hapur rrugë prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës për të bërë deklaratat hapëse javën e ardhshme për këtë çështje ndaj ish presidentit amerikan, që rrjedh nga paratë e fshehura të paguara për një yll porno.

shba

Sondazh

Poll