Sport

Pse portieri i Aston Villës nuk u përjashtua në ndeshjen kundër Lille, pas kartonit të dytë të verdhë? Gaboi arbitri apo…

I paralajmëruar gjatë kohës së rregullt kundër Lillë, këtë të enjte, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Conference League, argjentinasi Emiliano Martinez mori edhe kartonin e dytë të verdhë gjatë gjuajtjes së penalltive, por portieri i Aston Villas nuk u përjashtua

19 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Pse portieri i Aston Villës nuk u përjashtua në ndeshjen

FRANCE - Ishte një episod që shkaktoi një ngërç gjatë gjuajtjes së penalltive fatale në ndeshjen e Lille këtë të enjte, në çerekfinalen e Europa Conference League.

I paralajmëruar në minutën e 39-të të lojës për humbje kohe, portieri i Aston Villas Emiliano Martinez mori edhe një karton të dytë të verdhë për shqetësimin e tifozëve së Lille pasi ndaloi tentativën e parë të Nabil Bentaleb.

Pse portieri i Aston Villës nuk u përjashtua në ndeshjen

Dy kartona të verdhë a janë të barabartë me të kuqen? Ky nuk ishte rasti ndaj dhe portieri argjentinas mundi të vazhdonte ndeshjen.

Sipas ligjit 10 të IFAB (Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit), paralajmërimet e marra nga lojtarët, ose zyrtarët e ekipit gjatë ndeshjes, nuk merren parasysh gjatë ekzekutimit të penalltive.

Mirëpo kjo pike e rregullores pati një ndikim në rezultatin e kësaj çerekfinaleje, pasi portieri Martinez qëndroi në portë, madje priti edhe penalltinë e pestë të Benjamin André, duke i dhënë kualifikimin Aston Villas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll