Aktualitet

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Pas "Range Rover"-it të djegur, autorët përdorën dy makina për t'u larguar, zbardhen lëvizjet e tyre

Sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia ende po e kërkon.

18 Prill 2024, 16:33 Nga r.ll
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Pas "Range Rover"-it të djegur,
gentjan bejtja

FUSHË KRUJË- Autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Fushë Krujës kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja. Pas vrasjes së Bejtjajt në oborrin e banesës së tij në Larushkë më 15 mars, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që u gjet pak më pas i djegur.

Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia ende po e kërkon. Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti i dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimet e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet. Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar. Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset përreth i gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës.

gentjan bejtja

Sondazh

Poll