Aktualitet

EMRI/ Transportoi 15 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim në Korçë

Sipas informacioneve bëhet me dije se Fufi ka transportuar në vitin 2020 në bashkëpunim 15 emigrantë nga vendet e treta kundrejt parave.

18 Prill 2024, 15:34 Nga S.B
EMRI/ Transportoi 15 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim në Korçë. Mësohet se i arrestuari Fation Fufi, është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale ndihma ndaj emigrantëve për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sipas informacioneve bëhet me dije se Fufi ka transportuar në vitin 2020 në bashkëpunim 15 emigrantë nga vendet e treta kundrejt parave. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim, falë shkëmbimit të informacionit mes DVP Korçë e Komisariatit të Policisë Rinas, dhe intervistimit të thelluar të kryer nga Policia Kufitare Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndalua shtetasi në kërkim Fation Fufi, 24 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce emigrant

Sondazh

Poll