Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Korçë

Mësohet se ky 62-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila si pasojë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

18 Prill 2024, 16:20 Nga S.B
Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari me inicialet P.V në Korçë. Mësohet se ky 62-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila si pasojë është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce dhune

Sondazh

Poll