Aktualitet

EMRI/ Në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Bëhet me dije se Stafhasani është dënuar për veprën penale prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

18 Prill 2024, 13:29 Nga S.B
EMRI/ Në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet i shpalluri në kërkim kombëtar Eduart Stafhasani në Durrës. Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin me 12 vite burgim ku i kanë mbetur për të kryer edhe 7 vite. 

Bëhet me dije se Stafhasani është dënuar për veprën penale prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Me rastin për veprime të  mëtejshme do të merret Prokuroria e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Forca e Posaçme Operacionale, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar "Local".       

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.          

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë. 

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

durres kerkim kombetar

Sondazh

Poll