Aktualitet

Hetimi për koncesionin e Sterilizimit, GJKKO: SPAK t'i japë Beqajt aktet e dosjes pa pagesë

Kjo pasi SPAK i kërkoi Beqajt një shumë prej 10 milion lekësh, në mënyrë që të njihej me dosjen hetimore.

18 Prill 2024, 11:30 Nga I.A
Hetimi për koncesionin e Sterilizimit, GJKKO: SPAK t'i japë
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ditën e sotme Prokurorinë që t'i japë ish-Ministrit Ilir Beqaj aktet e dosjes së sterilizimit pa pagesë. Kjo pasi SPAK i kërkoi Beqajt një shumë prej 10 milion lekësh, në mënyrë që të njihej me dosjen hetimore.

Shumë, e cila nga Beqaj nuk u pagua, por u ngujua në ambientet e SPAK për të lexuar pa pagesë 602 fashikujt e dosjes së tij. Në dalje nga ambientet e GJKKO-së, Beqaj tha për mediat se vendimi ishte shumë i drejtë pasi rrëzoi pengesën artificiale.

“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

gjkko ilir beqaj

Sondazh

Poll