Aktualitet

Bie nga biçikleta, ndërron jetë një person në Korçë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

18 Prill 2024, 10:06 Nga M.B
Bie nga biçikleta, ndërron jetë një person në
Foto ilustruese

KORÇA- Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Voskopit". Mësohet se pasi është rrëzuar në rrugë, nga biçikleta, 76-vjeçari me inicialet B. D., ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Voskopit", shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

korca

Sondazh

Poll