Aktualitet

EMRI/ Grabiti para dhe bizhuteri në banesën e një gruaje, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

18 Prill 2024, 12:20 Nga M.B
EMRI/ Grabiti para dhe bizhuteri në banesën e një gruaje,
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 35-vjeçar është arrestuar në Shkodër për vjedhje në një banesë të një shume parash, disa bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, më datë 21.03.2024. I arrestuari është identifikuar si Drilon Çunin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Shkodër, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së një shume parash, disa bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, më datë 21.03.2024, në banesën e një 47-vjeçareje, në fshatin Krajë, kreu veprimet hetimore dhe dentifikoi e kapi autorin e dyshuar, shtetasin D. Ç., 35-vjeç, banues në fshatin Mollaz, Skrapar.

Gjithashtu, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

policia shkoder

Sondazh

Poll