Sport

Futbollisti i Malagas shet fanellën e ndeshjes tek një tifoz në tribunë për 50 euro! – VIDEO!

Bëhet fjalë për futbollistin Danny Lorenzo. Mesfushori 21-vjeçar i cili ka kaluar në Akademinë e Real Madridit e siguron “bukën e gojës” duke luajtur për Malagën e tij të dashur.

18 Prill 2024, 09:01 Nga DOSJA
Futbollisti i Malagas shet fanellën e ndeshjes tek një tifoz në

SPANJE - Malaga luan në divizionin e tretë në kampionatin spanjoll dhe një nga lojtarët e saj me gjestin që bëri pasi është filmuar është bërë viral në rrjetet sociale, për një arsye të çuditshme por që shumë komentues e kanë konsideruar të gabuar.  

Bëhet fjalë për futbollistin Danny Lorenzo. Mesfushori 21-vjeçar i cili ka kaluar në Akademinë e Real Madridit e siguron “bukën e gojës” duke luajtur për Malagën e tij të dashur. 

Pak ditë më parë pas një ndeshjeje në kampionat ai shkoi në tribunën ku ishin tifozët përr të nënshkruar autografe dhe një tifoz i kërkoi fanellën e tij. Ai i shpjegoi se nuk mund t'ia jepte pasi skuadra u jep shumë pak komplete uniformash për të mbyllur të gjithë sezonin sepse është në krizë financiare.  

Tifozi nuk e mendoi shumë atë në atë kohë. Ai nxori nga xhepi një kartëmonedhë 50 euro dhe ia dha lojtarit që t'i ... jepte fanellën! 
Lorenco e nxori, ia dha dhe i mori paratë. Videoja u bë shpejt virale me lojtarin duke deklaruar: “Jemi në divizionin e tretë, nuk jam milioner. Klubi na jep një numër të caktuar fanellash për sezonin”. Megjithatë, më vonë ai tregoi se ishte penduar: “Nuk mendoj se duhet t’i kisha marrë paratë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll