Sport

Guardiola: “Përgëzoj Madridin për aftësinë për t’u mbrojtur, rezistuar deri në fund”...

"Nuk mund të fitosh gjithmonë. Ne jemi përpjekur, çfarë mund të kërkoj më shumë nga lojtarët sesa të jemi ne?"

18 Prill 2024, 11:03 Nga DOSJA

Guardiola: “Përgëzoj Madridin për aftësinë

ANGLI - Pep Guardiola nuk hezitoi ta urojë Real Madridin për arritjen në gjysmëfinale, pa i bërë asnjë qortim skuadrës së tij, e cila sipas tij, bëri gjithçka për të kaluar në turin tjetër. 

“Unë e përgëzoj Madridin për aftësinë e tyre për t'u mbrojtur, rezistuan deri në fund. Ata kanë bërë shumë mirë dhe në detajet e fundit ne nuk ia kemi arritur qëllimit. Mendoj se tre ndeshjet që kemi luajtur këtu, i kemi luajtur shumë mire. Në ‘Bernabéu’ ne nuk kemi luajtur njësoj. Dhe si trajner, unë mund t'i kërkoj vetëm këtë nga lojtarët e mi."

Gazetarët e pyetën trajnerin spanjol, nëse skuadrës i mungonte fati, dhe ai u përgjigj duke cituar Cruyff: "Johan Cruyff ka thenë që fati nuk ekziston dhe unë jam dakord me të. Ne nuk kemi shënuar gol. Ne kemi bërë gjithçka për ta bërë këtë, por nuk mundëm. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Ne jemi përpjekur, çfarë mund të kërkoj më shumë nga lojtarët sesa të jemi ne?

Ai nuk donte të thellohej te penalltitë: "Ndonjëherë mund të fitosh me penallti dhe herë të tjera jo. Por në lojë nuk i shfrytëzuam mundësitë që patëm, edhe pse ata u mbrojtëm shumë mirë. Të gjithë luajtën në një nivel të lartë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2024, 10:50

Ancelotti: "Madridi nuk vdes kurrë"...

ANGLI - Carlo Ancelotti nuk u fsheh në fund të lojës dhe e pranoi hapur fatin në ‘Etihad’. Ai u shpreh: "Ishte e vetmja më...