Sport

E pabesueshme, atletët kenianë i “shesin” gjysmëmaratonën e Pekinit një kinezi! – VIDEO

Autorët ishin Hailu Bikila nga Etiopia dhe Robert Keter dhe Willie Manganat nga Kenia. Madje, ky i fundit tha për South China Morning Post se kinezi ishte miku i tyre.

18 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA
E pabesueshme, atletët kenianë i “shesin”

KINE - Fundi i gjysmëmaratonës së Pekinit, që u mbajt të dielën në kryeqytetin e vendit aziatik,  ka shkaktuar bujë në Kinë dhe në botën e atletikës. Arsyeja është se dy vrapues nga Kenia dhe një nga Etiopia, ndërsa ishin në krye, lejuan një atlet kinez t'i parakalonte dhe të fitonte!

Madje, nga videot duket se i kanë bërë shenjë t'i kalojë duke ulur vetë shpejtësinë... shpejtësinë. Fituesi më pas ishte He Jie. Autorët ishin Hailu Bikila nga Etiopia dhe Robert Keter dhe Willie Manganat nga Kenia.

Madje, ky i fundit tha për 'South China Morning Post' se kinezi ishte miku i tyre. Shumë media raportojnë se të katërt kanë të njëjtin sponsor, ndërsa federata kineze e atletikës, ka nisur një hetim për këtë çështje dhe do të japin përgjigje të menjëhershme. Megjithatë, fotografia flet vetë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll