"Drejt BE", kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e parë shqiptar…
bujar osmani SHKUP-Tani vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shqiptarët kanë ambicien e tyre për t&e...
Pro vendimit kanë votuar 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara.
TIRANË- Shqipëria ka dalë nga monitorimi nga Këshilli i Europës pas 29 vitesh. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me votë unanime rezolutën e Komitetit të Monitorimit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Votimi është zhvilluar mbrëmjen e sotme dhe në fund ka rezultuar me 52 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.
Pro vendimit kanë votuar 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara. Ndërkohë theksohet se në votim nuk kanë marrë pjesë fare 3 deputetët e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Ferdinant Xhaferaj.
Në raportin e miratuar nuk mungojnë as kritikat për qeverinë, ku ende çështje shqetësuese mbeten të drejtat e minoriteteve, korrupsioni dhe sistemi drejtësisë tepër i dobët. Një problem me nota pozitive është edhe situata e mediave.
“Këshilli shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht progresit të përgjithshëm në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të tij, mjedisi mediatik ka vazhduar të përkeqësohet në Shqipëri. Ky kthim prapa është serioz” – thuhet ndër të tjera në rezolutë.
Aty kërkohet përmbajtja “nga përdorimi i kërcënimeve dhe retorikës së ashpër kundër gazetarëve që cenojnë sigurinë e tyre fizike dhe aftësinë e tyre për të raportuar. Të dekriminalizohet plotësisht shpifja, në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe të kufizohen gjobat në mënyrë disproporcionale të larta dhe shumat e tepërta të kompensimit që mund të jepen për shpifje, të cilat kanë një efekt rrëqethës ndaj gazetarëve dhe nxisin autocensurën” – thuhet në deklaratën e KiE.
bujar osmani SHKUP-Tani vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shqiptarët kanë ambicien e tyre për t&e...
ali ahmeti SHKUP- Shqiptarët më herët nënçmoheshin. Përherë ishte një polic i cili kontrollonte një fshat, ...
bujar osmani SHKUP- Le të kujtojmë se si ishte situata politike, ekonomike dhe arsimore në vend para vitit 2001, për të bër&...
ali ahmeti SHKUP- Kujtimi i tyre, është skalitur pamje në memorien dhe zemrën e çdo shqiptari. Kjo është ajo që t...
foto ilustruese SHKUP- Të etur për të mësuar në gjuhën shqipe qytetarët e Tetovës me ndihmën e pedagogëve...
bujar osmani SHKUP- Para marrëveshjes së Ohrit, të gjithë shqiptarëve ju mohua mësimi në gjuhën shqipe. Këto ...
bujar osmani SHKUP- Si në mjaft vende me popullsi multietnike, edhe në Maqedonisë e Veriut vite më parë ka patur problematikë...
foto ilustruese SHKUP- Maqedonia e Veriut është një republikë e përbërë nga disa etni si maqedonse, shqiptare, bullgare,...
foto ilustruese DIBËR- Konventa e Traktatit të Bernës në mbledhjen e saj të prillit 2024, ka vendosur të monitorojë...
gentjan bejtja dhe brilant martinaj TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme at...