Sport

VIDEO / De Bryne çon në shtesë 'finalen' e parakohshme Man.City - Real Madrid

Rodrigo shënoi golin e vetëm të pjesës së parë duke kaluar në avantazh 4-3 Realin përball Manchester Cityt, por djemt e Guardiolës reaguan në të dytën.

17 Prill 2024, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / De Bryne çon në shtesë 'finalen' e

ANGLI – Luhet mbrëmjen e sotme një nga finalet e parakohshme në “Etihad Stadium”, dy nga klubet më të mëdha të Europës, Real Madridi dhe Manchester City do të përpiqen të eliminojnë njëra tjetrën nga gara më e madhe e klubeve të kontinentit të vjetër.

Pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” një javë më pare, gjithçka fillon nga fillimi në këtë ndeshje të dytë. Por në minutën e 12-të Rodrigo arriti të zbllokojë ndeshjen, duke shënuar golin e pare dhe të vetëm të 45 minutave të para.

Me shifrat 0-1 dhe rezultatin në total 4-3 në favor të skuadrës së Ancelottit u mbyll pjesa e pare. Në të dytën kur madrilenët po dukej se ishin të kënaqur dhe u munduan të rezistonin, pak minuta nga fundi, saktësisht në minutë e 76-të De Bryne shënon golin e barazimit.

Me shifrat 1-1 dhe 4-4 në total u mbyllën 90 minutat duke e çuar takimin në shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll