Bota

Suedia miraton ligjin që lejon ndryshimin e gjinisë nga mosha 16 vjeç

Ligji u miratua me 234 vota kundër 94 kundër në parlamentin 349 anëtarësh të Suedisë.

17 Prill 2024, 22:33 Nga E. D
Suedia miraton ligjin që lejon ndryshimin e gjinisë nga mosha 16
foto ilustruese

SUEDI- Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj që ul moshën minimale për ndryshimin e gjinisë ligjore nga 18 në 16, duke lehtësuar aksesin në operacion. Ligji u miratua me 234 vota kundër 94 kundër në parlamentin 349 anëtarësh të Suedisë. Megjithëse vendi skandinav ishte i pari që prezantoi ndryshimin ligjor të gjinisë në vitin 1972, propozimi i ri i cili synon të lejojë vetëidentifikimin dhe të thjeshtojë procesin, ka ndezur debate intensive në vend.

Përveç uljes së moshës, ligji i ri synon ta bëjë më të thjeshtë për një person ndryshimin e gjinisë, një proces që aktualisht mund të zgjasë deri në shtatë vjet. Dy ligje të reja do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025 janë një që rregullon operacionin e ndryshimit të seksit dhe i dyti që rregullon procedurën administrative për ndryshimin e seksit. Tash e tutje ndryshimi do të bëhet edhe nga mosha 16 vjeç, megjithëse ata nën 18 vjeç do të kenë nevojë për miratimin e prindërve, mjekut dhe Bordit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies.

Nuk do të kërkohet më një diagnozë e disforisë gjinore, të cilën një person mund ta përjetojë si rezultat i një mospërputhjeje midis seksit biologjik dhe gjinisë me të cilën identifikohet. Operacionet e ndryshimit të gjinisë do të lejohen që nga mosha 18 vjeç, por miratimi i këshillit nuk do të kërkohet më. Heqja e vezoreve apo testikujve do të lejohet vetëm nga mosha 23 vjeçare, siç ndodh sot.

suedi

Sondazh

Poll