Bota

VIDEO/ “Jeni kriminele”, Ursula von der Leyen sulmohet nga një qytetar gjatë një fjalimi

Një burrë e akuzoi atë si një kriminele për mbështetjen e saj për Izraelin.

17 Prill 2024, 21:20 Nga E. D
VIDEO/ “Jeni kriminele”, Ursula von der Leyen sulmohet nga një
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Një fjalim i Ursula von der Leyen të mërkurën u ndërpre nga një pjesëmarrës në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Një burrë e akuzoi atë si një kriminele për mbështetjen e saj për Izraelin. Presidentja e Komisionit Evropian ishte gati të mbante një fjalim në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë kur ajo u ndërpre papritur nga një burrë që u ngrit në këmbë dhe hodhi akuza ndaj saj.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

Von der Leyen nuk ka reaguar dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura ndaj tij. Pas daljes së qytetarit ajo ka nisur me fjalën e saj.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll