Bota

Mbretëria e Bashkuar drejt ndalimit të duhanit, kush ka lindur pas datës 1 janar 2009 nuk mund të blejë cigare

Parlamenti britanik nisi debatin pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi projektligjin të martën, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, edhe brenda radhëve të partisë së tij konservatore.

17 Prill 2024, 21:30 Nga E. D
Mbretëria e Bashkuar drejt ndalimit të duhanit, kush ka lindur pas
foto ilustruese

BRITANI- Një projektligji do të ndalonte shitjen e produkteve të duhanit të gjithë atyre të lindur pas 1 Janari 2009, duke rritur në mënyrë efektive moshën e pirjes së duhanit me një vit, pas çdo viti derisa të përfshijë të gjithë popullatën. Parlamenti britanik nisi debatin pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi projektligjin të martën, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, edhe brenda radhëve të partisë së tij konservatore.

“Ky projektligj ka mundësi të heqë nga qarkullimin duhanin tek të rinjtë po aq herët sa 2040”- tha qeveria kur zbardhi planin e saj, duke e quajtur lëvizjen historike.

Gjithashtu në votimin e parë të projektligjit, 383 deputetë votuan pro, 67 votuan kundër. Projektligji do të duhet të miratohet nga Dhoma e Lordëve për tu bërë ligj. Pirja e duhanit është vrasësi më i madh i parandalueshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe sondazhet në opinion tregojnë se rreth dy të tretat e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin një ndalim në faza të pirjes së duhanit. Megjithatë, deputetët me prirje liridashëse në të djathtë të konservatorëve në pushtet, duke përfshirë ish-kryeministren Liz Truss, e kanë cilësuar këtë veprim një sulm ndaj lirive personale.

ndalimi i duhanit mb

Sondazh

Poll