Bota

E pabesueshme/ Nuk e ushqente me qumësht, por vetëm me rreze dielli, influenceri vegan dënohet me 8 vite burg se la të vdiste urie foshnjen 1 muajshe

Lyutyi 44-vjeç pranoi se e kishte penguar partneren e tij të ushqente me gji foshnjën, e cila para vdekjes arriti të peshonte 1.3 kg.

17 Prill 2024, 20:05 Nga E. D
E pabesueshme/ Nuk e ushqente me qumësht, por vetëm me rreze dielli,
Maxim Lyutyi

RUSI- Një Influencues rus Maxim Lyutyi, i cili nëpër rrjetet sociale promovon një mënyrë jetese të ushqimit vegan, është dënuar me 8 vite burg pasi la djalin e tij 1 muajsh Kosmos, të vdiste nga uria.Lyutyi 44-vjeç pranoi se e kishte penguar partneren e tij të ushqente me gji foshnjën, e cila para vdekjes arriti të peshonte 1.3 kg.

Ai ishte i bindur se për rritjen e djalit të tij gjithçka që duhej ishte një dietë e bazuar në ekspozimin ndaj diellit, një praktikë e njohur si frymëmarrje diellore dhe zhytje të shpeshta në ujë të ngrirë me synimin për të forcuar imunitetin.

Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2023 por dënimi i tij është marrë ditët e fundit nga Gjykata. Gjatë kohës së seancave gjyqësore 44-vjecari ishte përpjekur që fajin t’ia hidhte partneres së tij 34-vjeçare. Pos pas një hetimi më të hollësishëm u zbuluar se çfarë kishte ndodhur realisht.

Sondazh

Poll