Bota

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviç fiton kundër Milanoviçit

Theksojmë se parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në dhjetë zona në Kroaci, tetë zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe tre zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë bota.

17 Prill 2024, 19:47 Nga E. D
Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviç fiton
foto ilustruese

KROACI- Sot janë mbajtur në Kroaci zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kroacisë. Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare. Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate.  E dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Bartësi i listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviç.

Theksojmë se parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në dhjetë zona në Kroaci, tetë zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe tre zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë bota.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 16:30 pjesëmarrja ishte 50,6 për qind, e cila është dukshëm më e lartë se në vitin 2020, kur në të njëjtën periudhë ishte 34,04 për qind.

zgjedhjet parlamentare në kroaci zoran milanoviç. andrej plenkoviç

Sondazh

Poll