Art&Argëtim

"Ajo nuk është e bukur, nuk di të aktrojë dhe filmat i ka të pashikueshëm"/ Producentja e Hollivudit kritikon rëndë Sydney Sweeney

Tani ajo ka kritikuar Sydney-n, duke pretenduar se ajo nuk është "e bukur" dhe "nuk mund të aktrojë".

17 Prill 2024, 15:11 Nga S.B
"Ajo nuk është e bukur, nuk di të aktrojë dhe filmat i
Sydney dhe Carol

SHBA- Producentja e Hollivudit, Carol Baum, ka kritikuar ashpër aktoren e Euphoria, Sydney Sweeney, duke cilësuar një nga filmat e saj si "të pashikueshëm". Baum ka prodhuar filma të mëdhenj duke përfshirë një xhirim të 'Dead Ringers' dhe origjinalin 'Buffy the Vampire Slayer'.

Tani ajo ka kritikuar Sydney-n, duke pretenduar se ajo nuk është "e bukur" dhe "nuk mund të aktrojë". Baum i tha kritikes së filmit të New York Times, Janet Maslin në një shfaqje të Dead Ringers: Unë nuk e kuptoj Sydney Sweeney. Po shikoja në avion filmin e saj “Anyone But You”.

Ajo vazhdoi: Doja të dija se kush është dhe pse të gjithë po flasin për të. E pashë këtë film të pashikueshëm – më vjen keq për njerëzit që e duan këtë film – një komedi romantike ku ata urrejnë njëri-tjetrin.

Carol më pas u përball me një pyetje me studentët e saj në Shkollën e Arteve Kinematografike USC.

“I thashë klasës sime: ‘Më shpjegoni këtë vajzë. Ajo nuk është e bukur, nuk mund të aktrojë. Pse është kaq e kërkuar?’ Askush nuk kishte një përgjigje.”

sydney sweeney hollivud

Sondazh

Poll