Art&Argëtim

Ha prej 25 vitesh të njejtin vakt, David Beckham zbulon pjatën e preferuar të Victorias: Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që...

Ai ka zbuluar se gruaja e tij ka ngrënë të njëjtën darkë për një çerek shekulli dhe rrallëherë ka devijuar prej saj.

17 Prill 2024, 12:01 Nga S.B
Ha prej 25 vitesh të njejtin vakt, David Beckham zbulon pjatën e
David dhe Beckham

LONDËR- Zakonet e të ngrënit të Victoria Beckham janë ekspozuar pasi bashkëshorti i saj David pranoi se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet. Ai ka zbuluar se gruaja e tij ka ngrënë të njëjtën darkë për një çerek shekulli dhe rrallëherë ka devijuar prej saj.

Duke folur në podcastin ‘River Café Table 4’ ish-ylli i Manchester United, David tha se Victoria rregullisht konsumon pjatën e saj të preferuar, të përbërë nga peshku i pjekur në zgarë dhe perime të ziera në avull. Duke biseduar me mikpritësit, David shpjegoi se si shijet e tij të kuzhinës janë shumë më të ndryshme në krahasim me të bashkëshortes.

Ai tha: Unë emocionohem shumë për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë.

"Fatkeqësisht, unë jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit.” shtoi ai.

victoria beckham david beckham

Sondazh

Poll