Bota

Gjermania: Lindja e Mesme nuk mund të rrëshqasë në një situatë të paparashikueshme

Deklaratën, Baerbock e bëri gjatë bisedimeve në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu. 

17 Prill 2024, 16:41 Nga E. D
Gjermania: Lindja e Mesme nuk mund të rrëshqasë në një
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se Lindja e Mesme nuk duhet të lejohet të rrëshqasë në një situatë, rezultati i së cilës është plotësisht i paparashikueshëm. Deklaratën, Baerbock e bëri gjatë bisedimeve në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu

“Të gjithë duhet të veprojnë tani me maturi dhe përgjegjësi,” tha Baerbock përpara se të nisej nga Izraeli për një takim të G7 për të diskutuar sanksionet ndaj Iranit. Vetë Netanyahu ka thënë se se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të Iranit.

annalena baerbock

Sondazh

Poll