Bota

VIDEO/ Hapet për publikun bunkeri i luftës së Musolinit në Romë

Strehimi i tij i parë, në vitin 1940, u ngrit në një bodrum të vjetër në kopshtin e Villa Torlonia.

17 Prill 2024, 16:30 Nga E. D

VIDEO/ Hapet për publikun bunkeri i luftës së Musolinit në

ITALI- Sapo Italia hyri në Luftën e Dytë Botërore në qershor 1940, diktatori Benito Mussolini filloi menjëherë ndërtimin e bodrumeve në Villa Torlonia, rezidenca e tij ikonë u ndërtua në Romë që nga viti 1929. Sipas raportimeve në planin e tij ishte ndërtimi i tre strukturave nëntokësore për mbrojtjen e vetes dhe familjes se tij. Strehimi i tij i parë, në vitin 1940, u ngrit në një bodrum të vjetër në kopshtin e Villa Torlonia.

Ndërkohë, ndërsa lufta vazhdonte pa pushim, Musolini projektoi një bunker të blinduar, i vendosur nën tokë përballë Casino Nobile. E vendosur gjashtë metra nën tokë, ajo u ndërtua në formën e një kryqi me korridore që ishin 15 metra të gjatë dhe 2.5 metra të gjerë. Ndërtimi i tij filloi në dhjetor 1942, megjithatë bunkeri ishte ende i paplotë kur diktatori u arrestua, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk kishte dyer të papërshkueshme nga uji, sistem ventilimi dhe tualet kur u arrestua diktatori Musolini më 25 korrik 1943.  Gjithashtu streha e luftës së dikatorit, hapi dyert për herë të parë në vitin 2006, por u mbyll dy vjet më vonë, me hapje të përkohshme në vitet që pasuan. Por pas mbylljes së fundit në 2021, ajo tashmë ka rihapur portat e saj për turne me guidë.

benito mussolini

Sondazh

Poll