Art&Argëtim

"Më fal jam e dehur"/ Taylor Swift i kërkon falje të dashurit të saj gjatë festivalit të Coachella

Ajo paralajmëroi në mbishkrimin e saj se interpretimet mund të mos jenë 100 përqind të sakta.

16 Prill 2024, 18:43 Nga S.B
"Më fal jam e dehur"/ Taylor Swift i kërkon falje të
Taylor dhe Travis

SHBA- Këngëtarja Taylor Swift i kërkoi falje të dashurit të saj Travis Kelce që kishte pirë shumë në Coachella 2024, sipas një lexueseje eksperte buzësh. Jackie Gonzalez, e cila është e shurdhër, ndau një seri klipesh përmes TikTok dhe Instagram të çiftit që shoqëroheshin së bashku në festivalin muzikor në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavës.

Ajo paralajmëroi në mbishkrimin e saj se interpretimet mund të mos jenë 100 përqind të sakta. Në një tjetër klip, Swift shihet përballë skenës me Kelcen pas saj, dhe këngëtarja e "Cruel Summer" dyshohet se i thotë të dashurit të saj: Kjo ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur sonte. Më fal, jam e dehur, dhe qesh.

Gonzalez e mbyll montazhin e saj me pamjet e Swift dhe Kelce duke ecur para skenës, duke brohoritur, duartrokitur dhe bërtitur. Jackie ndau në mbishkrimin e saj në TikTok se ajo është një fanse e këngëtares "Lover".

taylor swift travis kelce coachella

Sondazh

Poll