Art&Argëtim

Johnny Depp "hedh sytë" nga kështjella 4 milionë dollarëshe e vendit fqinj, kërkon blerjen e saj (FOTO)

Depp, 60 vjeç, kryesisht ka jetuar dhe bërë filma në Evropë që nga gjyqi i tij për shpifje në vitin 2022 me ish-bashkëshorten Amber Heard.

16 Prill 2024, 18:58 Nga S.B
Johnny Depp "hedh sytë" nga kështjella 4 milionë
Johnny Depp

ITALI- Aktori i njohur Johnny Depp po kërkon të blejë një kështjellë historike prej 4 milionë dollarësh në Montalto Dora, Itali. Depp, 60 vjeç, kryesisht ka jetuar dhe bërë filma në Evropë që nga gjyqi i tij për shpifje në vitin 2022 me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Ndërsa drejtonte një film biografik për artistin Amedeo Modigliani, Depp vizitoi kështjellën e lashtë të vendosur në kodrat e malit Crovero në Torino. Burimet thanë se aktori i 'The Post', Riccardo Scamarcio, i cili luan në film, së bashku me Al Pacinon, ka qenë një vizitor i shpeshtë i kështjellës dhe ka marrë Johnny-n me vete, me qëllim që ta blinte atë.

Johnny Depp "hedh sytë" nga kështjella 4 milionë
Montalto Dora

Kalaja është aktualisht në shitje pasi i është nënshtruar një restaurimi të kujdesshëm dhe të gjatë, me ndikime mesjetare dhe gotike. Prona e madhe vjen me 11 dhoma gjumi, 13 tualete, një oborr të shtruar dhe një kishë të shekullit të 15-të, raporton Il Messagero.

Dhe nëse kjo nuk mjafton ka gjithashtu një kështjellë më të vogël dhe një shtëpi ferme aty në pronë. Renzo Galletto, kryebashkiaku i Montaldo Dora, tha për The Post se nuk është i bindur se Depp duhet të jetë “mbreti” i asaj kështjelle të veçantë.

“Një person i famshëm që blen një monument historik si kështjella Montalto Dora do t'i sillte shumë vëmendje zonës, por ne nuk jemi të sigurt nëse do të ishte 'sinergjia ekonomike' e duhur për komunitetin," tha ai, duke shtuar se rezidenca është nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Italiane.

Johnny Depp "hedh sytë" nga kështjella 4 milionë
Montalto Dora

Fshati Montalto Dora është shtëpia e vetëm rreth 3,300 njerëzve.

"Kështjella është një vend me interes të komunitetit, që do të thotë se vjen me disa rregulla që duhen ndjekur," shtoi Galletto. "Ndërtimi i çdo gjëje të re brenda apo jashtë do të kërkonte shumë miratime dhe leje."

Një burim i afërt me aktorin tha se ai "sigurisht" do të respektonte çdo rregull apo rregullore, nëse ai përfundon duke blerë pronën. Depp tashmë zotëron një kështjellë në West Hollywood. Prona është një kopje e një kështjelle bavareze që duket më shumë si skena e një filmi horror.

johhny depp itali

Sondazh

Poll