Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar
vilson alla BULQIZË- Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Dushaj, Bulqizë për problemin e zoti...
Veç kushteve të vështira të punës, administratori i firmës, Përparim Koçi thotë se sigurimet shoqërore të punonjësit të tij janë derdhur për dy muaj, por Vilsoni s’ka marrë asnjë qindarkë.
BULQIZË- Vilson Alla, një qytetar nga Bulqiza ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan rastin e tij. Më 25 dhjetor 2023, ai është aksidentuar në vendin e punës në galerinë e kromit të “Brunes krom shpk” dhe ra nga 8 metra lartësi. Nga ky aksident, ai është lënduar rëndë në këmbën e majtë dhe nuk mund të lëvizë nga shtrati.
Familja e tij prej 8 personash jeton me një ndihmë ekonomike prej 130 mijë lekësh të vjetra. “Stop” shkoi deri në vendngjarje dhe mësoi se galeria ndodhet në shpatin e pjerrët të malit.
Veç kushteve të vështira të punës, administratori i firmës, Përparim Koçi thotë se sigurimet shoqërore të punonjësit të tij janë derdhur për dy muaj, por Vilsoni s’ka marrë asnjë qindarkë.
Pagesa e raportit mjekësor në qytetin e Bulqizës është problemi më i vogël për Vilson Allën. Problemi më madhor në këtë histori, është mospagesa e siguracionit të jetës që është i detyrueshëm për firmën ndaj minatorit që punëson.
“Meqë ishte fundi i vitit, menduam të bëjmë sigurimet e reja për vitin 2024 për aq punëtorë sa kishim. Sinqerisht jam në një vështirësi ekonomike. Kam gati 3 vjet që po investoj dhe s’kam nxjerrë asgjë dhe po investoj me shumë vështirësi”, thuhet në mesazhin e administratorit Përparim Koçi.
Zëvendësdrejtoresha e Inspektoriatit të Punës, Irida Qosja, tha se në përfundim të hetimit, rasti është klasifikuar aksident në punë pasi janë gjetur shkelje me pagesat e sigurimeve dhe terrenin e vështirë pa sinjalistikë për punë që është bërë shkak i aksidentit./tvklan
vilson alla BULQIZË- Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Dushaj, Bulqizë për problemin e zoti...
foto nga vendngjarja VLORË- Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme në periferi të Vlorës në af&eu...
foto ilustruese VORË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, pranë...
foto nga vendngjarja BERAT- Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë në banesën e t...
Foto ilustruese ANGLI- Familja e emigranti shqiptar i cili u gjet i vdekur në një qendër emigracioni në Angli. Alfred Dosku vdiq në...
Ille Gjuni DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e fëmijës 3-vjeçar në Durrës nga...
Gjykata GREQI- Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar më dënim total prej 12 vitesh burgim nga Gjykata e Volosit për...
Foto ilustruese TIRANË- Biznesi percepton se informaliteti në ekonomi është më i lartë se në vitin 2019, edhe pse më...
klevisa ymeri dhe viktimat KROACI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur një javë më parë në Kroaci ku një 29...
agron bejdolli DURRËS- Ka dalë fotoja e Agron Bejdollit, i cili u vu në pranga sot në Spitallë të Durrësit. Bejdol...