Bota

"Serbia po përballet me aktorë jo të mirë", Kosova drejt KiE, Daçiç pranon: Gjithçka është e mundur!

Daçiç ka thënë se ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

16 Prill 2024, 14:29 Nga M.B
"Serbia po përballet me aktorë jo të mirë", Kosova
Ivica Daçiç

SERBIA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion. Daçiç ka thënë se ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ministri serb ka shtuar se kjo gjë nuk do të triumfojë. Sipas Daçiç, Serbia po përballet me aktorë të këqinj në arenën ndërkombëtare.

“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqinj në arenën ndërkombëtare. Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai duke shpresuar te vendimi i 16 majit”, ka thënë Daçiç.

kosova ne kie

Sondazh

Poll