Bota

Anëtarësimi i Kosovës në KiE/ Osmani: Me mbështetjen e Shqipërisë, kemi shpresën se votimi i nesërm do të jetë i suksseshëm

 Presidentja tha se synimi është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike dhe se në këtë rrugë do të ndjekin dhe shembullin e Shqipërisë.

15 Prill 2024, 18:41 Nga r.ll
Anëtarësimi i Kosovës në KiE/ Osmani: Me mbështetjen e
vjosa osmani

PRISHTINË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar dhe ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat me homologen e tij atje, Vjosa Osmanin. 

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se bashkë me mbështetjen e Shqipërisë ka shpresë që nesër të jetë i suksesshëm votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Presidentja tha se synimi është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike dhe se në këtë rrugë do të ndjekin dhe shembullin e Shqipërisë. Ajo shtoi se Kosova do ta përkrahë gjithnjë Shqipërinë në shtyrjen përpara të synimeve të përbashkëta.

"Kemi pasur përkrahjen e Shqipërisë. Tani që ne po flasim, deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës janë duke lobuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me shpresën që nesër do të jemi të sukseshëm në këtë votim së bashku me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe të gjithë përfaqësuesit shqiptarë, do të sigurohemi që Kosova të ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë, ku e ka merituar të jetë që në vitin 2010 e tutje qëkur morëm numrin e nevojshëm të njohjeve që përbëjnë mbi 2/3 në Këshillin e Evropës. Synimi është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike dhe në këtë rrugë do të ndjekim dhe shembullin e Shqipërisë dhe në rrugë të qartë drejt BE dhe jemi të bindur se kjo është rruga e vetme dhe të gjitha reformat që po i bën Republika e Kosovës janë në këtë drejtim. Dy qeveritë tona kanë nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh të cilat po rriten, angazhohem që këto marrëveshje të impementohen në praktikë. Kosova do ta përkrahë gjithnjë Shqipërinë në shtyrjen përpara të synimeve tona të përbashkëta. Në takimet tona, çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë, çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Krah për krah në këtë aleancë dhe vëllazëri, të bashkuar do të ecim para drejt sukseseve në familjen e madhe europiane.", u shpreh Osmani. 

vjosa osmani anetaresimi i kosoves në kie

Sondazh

Poll