Bota

"E urrej këtë por duhet bërë"/ Tesla e Elon Musk do të pushojë 14 mijë njerëz nga puna

Elon Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë, e bëri të ditur vendimin përmes një mesazhi.

15 Prill 2024, 18:39 Nga S.B
"E urrej këtë por duhet bërë"/ Tesla e Elon Musk
Elon Musk

SHBA- Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në mbarë botën, ose rreth 14,000 njerëz. Prodhuesi i makinave elektrike e mori vendimin për shkak të ngadalësimit të kërkesës dhe presionit mbi çmimet.

Tesla punëson 140,473 njerëz, sipas shifrave të fundit vjetore që ka publikuar. Elon Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë, e bëri të ditur vendimin përmes një mesazhi. Siç shkroi ai, Tesla ishte rritur me shpejtësi vitet e fundit dhe si rezultat kishte mbivendosje të roleve dhe funksioneve të punës në disa fusha.

Për shkurtimet e vendeve të punës ai shkroi: Nuk ka asgjë që urrej më shumë, por duhet bërë. Vendimi do të lejojë kompaninë të jetë fleksibël dhe inovative, e gatshme për ciklin e ardhshëm të fazës së zhvillimit.

2024 nisi një fillim të vështirë për prodhuesin e automjeteve, i cili shiti rreth 387,000 automjete, 13% më pak se pritjet e tregut. Kjo ishte rënia e parë e dërgesave në gati katër vjet. Në të njëjtën kohë, Tesla regjistroi një marzh fitimi bruto prej 17.6% në tremujorin e katërt, më i ulëti në vite.

Kompania përmendi problemet e prodhimit të shkaktuara nga faktorë të paparashikuar si sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe një zjarrvënie në fabrikën e saj në Berlin. Në të njëjtën kohë, kërkesa globale tenton të dobësohet.

Deri më tani këtë vit, Tesla ka humbur një të tretën e vlerës së saj. Prodhuesi i automjeteve ka fabrika prodhuese në Kaliforni, Nevada, Nju Jork dhe Teksas në SHBA, si dhe fabrika në Gjermani dhe Kinë.

elon musk tesla

Sondazh

Poll