Bota

Pas sulmeve “plotësisht të suksesshme” ndaj Izraelit, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit merr një buqetë me lule

Sipas rapotimeve një dhuratë të tillë, ai ia ka bërë për të shprehur mirënjohjen për sulmin e fundit ndaj Izraelit. 

15 Prill 2024, 18:23 Nga E. D
Pas sulmeve “plotësisht të suksesshme” ndaj Izraelit,

IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit i dërgoi një buqetë me lule komandantit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) përgjegjës për operacionet raketore të Iranit. Sipas rapotimeve një dhuratë të tillë, ai ia ka bërë për të shprehur mirënjohjen për sulmin e fundit ndaj Izraelit. 

“Ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian falënderoi kreun e njësisë së hapësirës ajrore të IRGC-së Amirali Hajizadeh për [sulmin kundër Izraelit] duke dërguar një buqetë me lule”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke shpërndarë një imazh të luleve që tha se ishin dërguar nga Amir për Abdollahian.

Po ashtu ushtria izraelite tha se Irani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa drejt territorit izraelit të shtunën vonë, duke shkaktuar disa të plagosur, por jo të vdekur.

Irani pretendoi se sulmi i tij ishte plotësisht i suksesshëm, por Izraeli tha se shumica e dronëve dhe raketave u kapën përpara se të arrinin në territorin izraelit me ndihmën e aleatëve, përfshirë SHBA-në.

Sulmi i Iranit, sulmi i parë i drejtpërdrejtë iranian në Izrael, ishte në hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e Teheranit në Damask më 1 prill, i cili vrau shtatë anëtarë të IRGC-së, duke përfshirë dy komandantë të lartë.

hossein amir-abdollahian

Sondazh

Poll