Aktualitet

VIDEO/ Qytetari i drejtohet Benet Becit: Policët e tu më morën vazot me lule nga banesa pa asnjë mandat, i kam trashëgimi

Në video, Ndoci tregon se policët u shfaqën në banesën e tij pa asnjë mandat dhe asnjë dokument, dhe kanë marrë vazot. Ai thotë se nuk është as biznes dhe as nuk ka dyqan. 

15 Prill 2024, 19:56 Nga r.ll
VIDEO/ Qytetari i drejtohet Benet Becit: Policët e tu më morën
foto ilustruese

SHKODËR- Një qytetar i Shkodrës, konkretisht Isidor Ndoci, përmes një videoje në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kryebashkiakut Benet Beci, t'i kthejë disa vazo me lule, të cilat ai pretendon se ja ka marrë policia. 

Në video, Ndoci tregon se policët u shfaqën në banesën e tij pa asnjë mandat dhe asnjë dokument, dhe kanë marrë vazot. Ai thotë se nuk është as biznes dhe as nuk ka dyqan. 

"Benet Beci, ty dhe punonjësve të policisë, tan bashkinë, ato policë, ato majmuna që i ke çu në Gjadër kanë marrë vazot para shpisë time. Ne s'jemi biznes, as nuk kemi dyqan. Policet, vetëm një Agolli ishte me emër, bana fjal me ta. Me bjer vazot se i kam ble me lekë. Jam dakord se tjerëve iu ke cu rregjullat e gjitha, po mua sme ke sjellë dokument. Je tu punu ta bëftë zoti hallalla, mua mbjer vazot, se ke me e pa sherrin, ti me ato policet. Më bjer vazot te Shpia e Murgeshave, i kam trashëgimi nga familja ime." shprehet qytetari në video.

benet beci shkoder

Sondazh

Poll