Aktualitet

Tentoi të godiste gjyqtaren gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, Gjykata e Fierit lë në burg 63-vjeçarin

 63-vjecari u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

15 Prill 2024, 14:19 Nga N.F
Tentoi të godiste gjyqtaren gjatë një seance gjyqësore
Gjykata e Fierit

FIER- Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ditën e sotme ka marrë vendimin pë arrest me brug ndaj Jorgji Kore. Kore akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

 63-vjecari u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij. Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për personin nën hetim.

fier gjykata burg goditje

Sondazh

Poll