Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kryetaren e GJK: Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Përmes një postimi në platformën "X", Gonzato ka shprehur se kanë diskutuar punën e gjykatës dhe për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.

15 Prill 2024, 19:53 Nga r.ll
Ambasadori i BE takim me kryetaren e GJK: Diskutuam për punën e
silvio gonzato dhe holta zacaj

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçajn.

Përmes një postimi në platformën "X", Gonzato ka shprehur se kanë diskutuar punën e gjykatës dhe për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” shkruan ambasadori i BE-së.

silvio gonzato holta zacaj

Sondazh

Poll